Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të presidentit të Policisë Federale gjermane

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani

Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të presidentit të Policisë Federale të Gjermanisë Dieter Roman. Roman dhe Qalaj janë dakorduar se bashkëpunimi bilateral mes dy policive do të rritet dhe dy institucionet do ta mbështesin njëra-tjetrën në këtë rrugëtim. “Përvojat e mira të bashkëpunimit në mes të dy policive do të vazhdojnë dhe ato vetëm sa do të intensifikohen në fusha të ndryshme të sigurisë si: kontrolli kufitar, shkëmbimi i informacioneve, trajnimi në fusha të ndryshme të sigurisë, shkëmbimi i programeve në avancimin e Policisë dhe mbështetja në fusha të ndryshme të sigurisë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. Drejtori Qalaj vizitoi edhe Departamentin e fluturimit, patrullimit me helikopter si dhe një pikë të përbashkët kufitare në mes të Gjermanisë dhe Polonisë.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …