Dren Kukaj: Jemi të vendosur që t’ i largojmë nga banesat komunale të gjithë ata që nuk i meritojnë

Dren Kukaj: Jemi të vendosur që t’ i largojmë nga banesat komunale të gjithë ata që nuk i meritojnë

Zyrtarët e lartë të Komunës së Prishtinës mbajtën njp konferencë për medie, me ç’ rast u prezantuan projekte të banimit social si dhe mënyrë e shpërndarjes së banesave që po bëhet nga Komuna e Prishtinës. Drejtori i Pronës në komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, tha se është vendosur që të largojë nga banesat komunale të gjithë ata që nuk e meritojnë. Sipas tij pushtetarët e kaluar të komunës së Prishtinës në saje të privilegjeve që i kanë pasur i kanë ndarë vetes banesa. Shpresoj që të mos keqkuptohet e të mos interpretohet si ndonjë lloj hakmarrje politike, por si një vendim i drejtë ku do të largohen ata që më të vërtetë nuk kanë nevojë dhe do të zëvendësohen me të tjerë që më të vërtetë kanë nevojë. Të tillë, si përfitues mund ta gjeni prej kryesuesit të asamblesë komunale Halim Halimi i cili ka përfituar atë banesë si ish drejtor, gjithashtu Sabedin Haxhiun e Muhamet Gashi, Agim Dibrani, të gjithë drejtorë në atë kohë kur janë dhënë banesat vetës së tyre. Gjithashtu ka edhe asamblist të atëhershëm por edhe të tashëm, sikurse Shemsi Veseli nga radhët e PDK-së”, tha Kukaj. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …