Drizan Shala: Pensionimi i Kolonel Afrim Veselit, Feniks i Lirisë dhe Forcës sime

Drizan Shala: Pensionimi i Kolonel Afrim Veselit, Feniks i Lirisë dhe Forcës sime

Sot me datë, 21.02.2022.  u pensionua Koloneli,  Afrim Veseli pas 24 vite shërbim në uniformen Ushtrisë së  Kosovës. Kolonel Afrim Veseli gjatë shërbimit te tij shume vjeçar, shërbeu në shume pozita te larta në kuadër të  UÇK-së, TMK-së  dhe FSK-së.

Pas miratimit të ligjeve për FSK në 2018 ku FSK merre detyra ushtarake në mbrojtje të sovranitetit dhe rendit kushtetues, Kolonel Veseli shërbeu në kuadër të  Shtabit të Përgjithshëm të saj.

Pra rreth Kolonel Afrim Veseli mund të konstatojmë një shërbim me dinjitet të lart ushtarak, dhe është një nder Oficeret më të përkushtuar që ka pasur Forca e Sigurisë se Kosovës.

Kolonel Veseli realizoje shume projekte të mëdha për FSK dhe vendin, siç është  projekti i  Bazës me të madhe të FSK-se Cerrnusha dhe projektin e ndërtimit të obleliskut të LIRISË në Kazermën Adem Jashari, njëri  nder me të bukurit ne rajone e Ballkanit,  pashpenzuar asnjë cent të shtetit dhe të FSK, por me donacion nga jashtë ashtu si shumë projektet të tilla që kanë shërbyer edhe komunitetit por edhe reputacionit të Forcës .

Me këtë rast  e falënderojmë për shërbimin ndaj atdheut dhe popullit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nasri Bajçinca, bëri të ditur se PDK ka mbështetjen dhe përkushtimin e diasporës për Kosovën

Në një takim të organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës në Mynih, të Gjermanisë, veprimtari …