Dyshime lidhur me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore

Dyshime lidhur me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore

Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, që nga fillimi është përcjell me dyshime për korrupsion, keqpërdorime dhe konflikte të interesave politike, thonë njohës të kësaj çështjeje, ndërkohë që këto deklarata mohohen nga zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ali Dragusha, ish-nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë se dyshimet për keqpërdorime të llojeve të ndryshme, kanë ekzistuar që nga fillimi i procesit. Por, ndryshe shprehet drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, i cili tha se procesi i privatizimit ka qenë dhe është transparent pa ndonjë parregullsi eventuale. Ai me theks të veçantë mohon zërat se gjatë këtij procesi mund të ketë ndodhur shpëlarje parash, pasi që çdo pagesë e cila bëhet pas çdo shitje të aprovuar, realizohet përmes xhirollogarive bankare.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndër vite ka ngritur dy aktakuza ndaj zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, njëra është aktakuzë kundër një personi, ndërsa tjetra është kundër shtatë personave. Të gjithë këta persona ngarkohen se kanë kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas Kodit Penal të Kosovës. Ali Dragusha, thotë se në parregullsitë që e kanë përcjell procesin e privatizimit janë një “lëmsh”, ku, grupe të caktuara kanë realizuar interesat personale dhe grupore.(rel)

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …