Enver Hoxhaj e përkrah mbajtjen e konventës zgjedhore në këtë muaj nga e cila do të dilte edhe kryetari i ri i PDK-së

E. Hoxhaj: askush nga Qeveria Kurti, nuk i viziton shtetet që kanë njohur pavarësinë, as nuk mbajnë komunikim diplomatik me to

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka shkruar për tërheqjen e njohjes nga Togo, për të cilën kishte punuar vet që ta siguronte sa ishte ministër i jashtëm. Hoxhaj tha se “kur një shtet në rrafshin bilateral e tërheq njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit, sikurse Togo dje, duke marr vendim politik, përcjellë qëndrim me shkrim përmes notës verbale dhe lëshon komunikatë publike në Beograd, është goditje në zemër pozitës ndërkombëtare të shtetit tonë dhe një skandal i madh i politikës të jashtme të dështuar të Kosovës”. Tërheqja e disa njohjeve ka ndodhë dhe mjerisht do të ndodhë, sepse Serbia po i bënë fushatë të egër Kosovës kudo, ndërsa askush nga Qeveria Kurti, nuk i viziton shtetet që kanë njohur pavarësinë, as nuk mbajnë komunikim të rregullt diplomatik me këto vende. Nuk kanë as strategji, as plane në këtë luftë diplomatike kundër Serbisë, por dorëzim dhe nënshtrim të plotë ndaj saj”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …