Ramush Haradinaj: Kryeministri Albin Kurti është bërë i dëmshëm për vendin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pasojat e pozicionimit të papërgjegjshëm të Kryeministrit të Kosovës në raport me pothuaj të gjitha temat që kanë të bëjnë me vendin, po vijnë! Vendimet e tij në sferën e ekonomisë, të sigurisë, të arsimit, të dialogut, të marrëdhënieve me partnerët strategjikë, tashmë janë bërë barrë e rëndë për vendin e për popullin. Haradinaj  ka thënë se në këtë rrafsh duhet parë edhe vendimin e fundit të Gjykatës së Drejtësisë të BE-së për përjashtimin e Kosovës nga Organizata e Rregullatorëve Evropianë të Telekomunikacionit. Pasojë e pozicionimit të tij të gabueshëm është edhe rikthimi me urgjencë i temës së Asociacionit dhe avantazhi i Serbisë në procesin e dialogut. Qasja e tij e gabueshme ka bërë që Komuniteti Ndërkombëtar, më me simpati po e sheh  Serbinë së sa Kosovën, pasi Albin Kurti ka arritur që xhelatin ta shndërrojë në viktimë. Ai me para të taksapaguesve shkon në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, gjoja për të folur për investimet e huaja në Kosovë, madje organizon edhe një Samit të Investitorëve në Cyrih, ndërsa paratë e buxhetit i ka mbyllur në bunker. Kjo më e pakta është hipokrizi. Ai jo vetëm që parat e buxhetit nuk i kthen tek qytetari, por atyre iu ka pamundësuar që në këtë kohë të rëndë ekonomike e sociale, ta marrin një pjesë nga paratë e kursyera të Trustit, që janë të tyre. Kryeministri është shndërruar në zullumqar”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …