Bujar Bukoshi

Edhe një skandali tjetër i turpshëm i ka ndodhur Gjykatës Speciale, ajo fshehu deklaratën e Bujar Bukoshit në favor të krerëve të UÇK-së

Edhe një skandali i madh i  i ka ndodhur Gjykatës Speciale. Pas fshehjes së deklaratave pro krerëve të UÇK-së  të  diplomatit të njohur Dan Evert, fshehja e  provave shfajësuese duket se po merr përmasa të mëdha. Prokuroria e kësaj gjykate ka fshehur edhe një deklaratë të ish-kryeministrit të Kosovës,  Bujar Bukoshi duke refuzuar që t’ia dorëzojë mbrojtjes. Avokati tjetër i Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka thënë se fshehja e deklaratave shfajësuese e shkatërron legjitimitetin e Zyrës së Prokurorit. “Është një çështje që ka implikime të rënda, më të gjëra sesa gjykata dhe procedurat. Kjo fshehje e deklaratave shfajësuese shkatërron dhe lëkund sistemin e drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Prosper. Avokati i Thaçit ka thënë se ai ishte pjesëmarrës apo monitorues i krijimit të shumë gjykatave dhe Tribunaleve Ndërkombëtare, por diçka të tillë nuk ka parë asnjëherë. Duke iu referuar deklaratës së ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshit, mbrojtja e Thaçit ka thënë se kjo deklaratë shfajësuese edhe më tutje po mbahet e fshehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Programi Kompakt do të ndihmojë në fleksibilitet dhe stabilitet në sektorin e energjisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se hyrja në fuqi e Programit Kompakt …