Edi Rama

Edi Rama: Ilir Meta ka të gjitha arsyet që sot të jetojë si në një moment, “o sot o kurrë”, sepse po i rrëshqet toka nën këmbë

Diskutimin në parlament për aktin normativ kundra krimit të organizuar pagëzuar si lufta ndaj KÇK kryeministri Edi Rama ia kushtoi mbështetësve të botës së errët të krimit. “Si ka mundësi që pikërisht kur shfaqet më e qartë më e thellë dhe më e fortë se asnjëherë në 3 dekada vija e kuqe mes shtetit dhe krimit të organizuar, ngrihet një koalicion kaq i larmishëm mes segmentesh dhe protagonistësh që vijnë nga gjitha rrugët e jetës publike, nga mediat, tek i ashtuquajturi President i Republikës, nga opozitat këtu pak çaste para meje dhe atje në rrugë, deri te Avokati i Popullit për t’iu qarë hallin këtyre “të shkretëve” që kanë vrarë, që kanë përdhunuar, që kanë trafikuar çfarë kanë mundur, që kanë grabitur pronat sa kanë mundur, që kanë shantazhuar sa nuk merret as me mend njerëzit e zakonshëm dhe sipërmarrësit e këtij vendi dhe që me demek tani po dhunohen në të drejtat e tyre njerëzore?! Po turp nuk ju vjen fare?”, shprehet Rama.  “Ilir Meta ka të gjitha arsyet që sot të jetojë si në një moment, “o sot o kurrë”, sepse sot vija ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes po bëhet gjithmonë e më pafshishme me gomën e pazareve politike. Sot është marrë një vendim solemn në ekstrem nga kjo qeveri dhe nga kjo shumicë për t’i dhënë një dërrmë përfundimtare krimit të organizuar”, thotë kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …