Edi Rama: Qasja ndaj politikës së jashtme, si politikë e brendshme sa për të marrë vota, humb besimin e aleatëve

Edi Rama: Qasja ndaj politikës së jashtme, si politikë e brendshme sa për të marrë vota, humb besimin e aleatëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka këshilluar, Albin Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë. Duke folur nga tryeza ndërkombëtare në Prishtinë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës,  Edi Rama tha se Prishtina rrezikon të mbetet pa miq nëse përdor politikën e jashtme për të marrë vota brenda vendit. Sot, ne jemi në një proces ku thellohet gjithnjë e më shumë dhe në një formë gjithmonë e më shqetësuese, qasja ndaj politikës së jashtme, si politikë e brendshme dhe shfrytëzimi i platformave të komunikimit jashtë si tribuna për të marrë vota këtu. Kjo, patjetër që mund të ketë sukses elektoral, po kjo e lë Kosovën me gjithmonë e më pak besim nga ana e miqve dhe aleatëve të vet ndërkombëtar. Nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë  në tryezë me Serbinë dhe me një ekip uniteti do t’i drejtohej Bashkimit Evropian duke thënë “ne nuk duam të flasim më me Serbinë se nuk kemi më çfarë flasim, ne jemi këtu për të folur me Bashkimin Evropian, për të përmbushur të gjitha detyrimet që kemi ne si Republikë e Kosovës në kontekstin e standardeve ndërkombëtare dhe të standardeve të Bashkimit Evropian dhe për t’u afruar me ju”, saktësoi, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …