Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Eduard Joseph: Vala e protestave masive të opozitës serbe, është duke stresuar jo vetëm Serbinë, por edhe Amerikën e Bashkimin Evropian

Njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor,  Eduard Jozef,  ka thënë se vala e protestave masive të opozitës serbe, në Beograd  është duke stresuar jo vetëm Serbinë, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe Bashkimin Evropian.  Ai ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili citohet të ketë thënë se “zgjedhjet janë një stres test për demokracinë”, duke iu referuar zgjedhjeve të jashtëzakonshme qendrore të Serbisë të mbajtura më 17 dhjetor. Eduard Xhozef thotë se përderisa vazhdojnë protestat, stresi do të jetë mbi zyrtarët perëbdimorë. Një protestë e opozitës së bashkuar rreth koalicionit “Serbia kundër dhunës” është zhvilluar të dielën para ndërtesës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Beograd  derisa qindra protestues janë përpjekur  të futen brenda Asamblesë Komunale, duke thyer xhamat e dyerve dhe dritareve në shenjë revolte për rezultatet e zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Për mohuesit e UÇK-së — mjaftë me injorancën dhe turpin e mbjellë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së ,në Zonën Operative …