Elife Luzha

Elife LUZHA: PRAPASKENAT

Gjithçka rrjedh nga padukshmëri e dukshme

Trillime errtane tejbartin pakuptimësi

Hulli të përhumbura arenave shtillen

Duke kurdisur komplote tinëzare

Shenjëzuar kanë qenien time

 

 

TURBULLIRË

 

Fushave blerore

Mjegullturbullta shtrirë

Fijëza të zbehta drite

Mezi çajnë ajrin

Shikimi i hinktë tretet

Hapësirave të mugëta

Kudo erë myku e bloze

Klithje egërshane hedhurina

Kuisje qensh të pastrehë

Perandori llumi

Babëzi  trishtim

Varur në fije peri rri

Si shëmtirë

 

(Nga përmbledhja poetike ”Mos ma vrisni lotin”, shtëpia botuese Faik Konica, Prishtinë 2017).

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: PSE E DUA LABËRINË? - Kënga labe, nuk është vetëm një grup njerëzish që këndon, por një histori e tërë që ngrihet në këmbë, një botë që flet me gjuhën e vet dhe një traditë që kërkon të jetojë edhe te brezat që vijnë.

Albert Z. ZHOLI: PSE E DUA LABËRINË? – Kënga labe, nuk është vetëm një grup njerëzish që këndon, por një histori e tërë që ngrihet në këmbë, një botë që flet me gjuhën e vet dhe një traditë që kërkon të jetojë edhe te brezat që vijnë.

E dua Labërinë, sepse në këtë copëz të bekuar të Shqipërisë, natyra, historia, kënga dhe …