Elmi Reçica qëndroi në Gjenevë të Zvicrës, në nismën e PDK-së për hapjen e nëndegëve kudo ku jetojnë shqiptarët, në mërgim

Elmi Reçica qëndroi në Gjenevë të Zvicrës, në nismën e PDK-së për hapjen e nëndegëve kudo ku jetojnë shqiptarët, në mërgim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica,  ka qëndruar për vizitë në Gjenevë të Zvicrës, në nismën e PDK-së për hapjen e nëndegëve kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë. Në takim me përfaqësuesit e nëndegës së PDK në Gjenevë, deputeti Reçica ka diskutuar për vizionin e  ri të PDK-së për diasporën dhe programin për të ardhmen e vendit. “Partia Demokratike e Kosovës po gjen përkrahje kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë, si parti e lirisë, pavarësisë dhe shtet ndërtimit. Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër zhvilluam një takim shumë të mirë me nëndegën e PDK-së në Gjenevë. PDK do të shtrihet në të gjitha Kantonet e Zvicrës për të qenë afër diasporës tonë dhe për të koordinuar së bashku të ardhmen për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Elmi Reçica në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Afati po digjet, Kurti pa veprime, vendi drejt krizës së re politike për presidentin

Rreth një muaj para skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për …