Emisari amerikan, Richard Grenell takon edhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti

Emisari amerikan, Richard Grenell takon edhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori, Richard Grenell po qëndron sot në Kosovë. Grenell fillimisht është takuar me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi ndërsa pas takimit në ambasadën amerikane ka zhvilluar një takim me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Ai ka dalë nga takimi me Grenell dhe i njëjti nuk është deklaruar para gazetarëve. Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi. Grenell njihet për qëndrime tejet të forta kundër politikave e politikanëve të majtë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …