Ermir Gjinishi: Anti vetingistёt dhe gylenistёt, strukturat paralele tё shtetit në Shqipëri

Ermir Gjinishi: Anti vetingistёt dhe gylenistёt, strukturat paralele tё shtetit në Shqipëri

Qё nё kёtё vend me afro 25 vite demokraci shumё gjёra as qё nuk i afrohen demokracive, kjo fatkeqёsisht nuk ёshtё ndonjё surprizё e madhe, sepse ata qё e quanin botёn e lirё kapitalizёm gjakatar, shtypёs e barbarё, i zgjodhёn tё jenё nё krye tё demokracisё, jo pёr tё lёpirё atё qё pёshtynё, por tё pёshtyrё atё qё erdhi. Qё nё kёtё vend disa njerёz qё ҫirreshin nё fillimviteve 90 pёr Amerikёn dhe Europёn (qё tё na bindnin se nuk janё mё ata tё djeshmit), tani nё histeri i quajnё pёrfaqёsuesit e tyre kinezё, putana, tё korruptuar ..etj, pёrsёri nuk surprizon askёnd.

Nuk janё bllokmenё. Janё po tё njejtit servilё sahanlёpirёs, spiunё, shёrbёtorё dhe bashkёpunёtorё tё zellshёm tё diktaturёs sё errёt, qё kanё ndryshuar vetёm lukun, jo shpirtin katran e tё fёlliqur, tё ngjyer e zhgёrryer nga krimet makabre. Janё ata qё e kanё gjumin e trazuar nga ёndёrrat e viktimave tё tyre tё cilёt tmerrohen kur i buzёqeshin, drithёrohen kur i qortojnё, djersiten kur i pёrkёdhelin, zgjohen plot ankth kur i prekin…. Dhe sapo zgjohen, sёrish i njejti avaz, na hakёrrehen, na dhunojnё, na poshtёrojnё, na vjedhin, na vrasin… me shpresёn se kёshtu mund tё shpёtojnё. Ёshtё e vetmja shpresё qё u ka mbetur.

Dhimbshёm them: na e bёjnё mirё. E kemi pak. Kur sytё verbohen dhe veshёt shurdhohen e keqja tё mbyt me ёmbёlsi… pa e ndierё, tё ligёshton gёzueshёm, tё bastis dinjitetin nё kёrshёri, ta gris shpirtin me orgazёm urrejtjeje, tё grabit lirinё me tesёr partie, ta merr jetёn me ‘heroizёm nacionalist’. Kjo ёshtё anestezia e krimit, qё hipnotizon ҫdo realitet me marifetet hileqare: pushtet, para dhe media.

Ne nuk jemi mё pak se francezёt, anglezёt, amerikanёt, turqit, grekёt, francezёt.., sepse jemi njerёz si ata, pavarёsisht se historia na ka dhёnё goxha shuplaka, mё shumё se njё milionёt e rilindjes. Ta themi troҫ, mos hiqemi sikur s’kuptojmё. Kemi dashur vetё kёshtu, i kemi lejuar, dhe mirё na e kanё bёrё. Kur fajet i kёrkon tek tё tjerёt, nuk ke bёrё asnjё, vetёm sa i ke shtuar njё tjetёr gabim ҫarҫafit tё paaftёsisё tёnde.

Shpeshherё heshtja ёshtё ajo qё e vret njeriun dhe e fajёson nё pёrjetёsi.

E ngushёlloj me vete avokat Ngjelёn, kur ҫdo ditё na kujton miqёsinё dhe interesat e pёrbashkёta me SHBA-nё dhe BE­nё, i zhgёnjyer nga paaftёsia pёr t’i bёrё gjёrat vetё, i frikёsuar, mbase dhe ata do tё lodhen njё ditё me ne.

Shumica e politikanёve tanё nuk mund tё dalin mbi vetveten pёr njё interes kaq tё madh tё shqiptarёve, sepse nuk kanё vetvete. Nuk kanё qenё asnjёherё vetja e tyre. Por ҫ’tё keqe ka fundja, kur ke miq qё bashkohen me interesat e tua, qё tё duan edhe kur se meriton. Kjo miqёsi nuk ka pse na turpёron deri nё ata pikё sa tё pranojmё mizerabilitetin tonё politik nё utopinё e njё ndryshimi nga vetё ne. Nё kёtё rast e rёndёsishme ёshtё ҫfarё, jo kush.

Optimist i pandreqshёm, mё thonte dikur njё miku im, kur ndanim bashkёn shpresёn se ky vend do tё bёhet. Unё vazhdoj tё jem po aq optimist miku im. Ҫёshtja ёshtё shumё e thjeshtё, nёse di tё zgjedhёsh midis “tё jesh apo tё kesh”.

Anti­vetingu ёshtё vetёm simbolika e refuzimit tё diҫkaje mё tё rёndё, dhe frika e korrupsionit apo krimit tё organizuar ёshtё pjesa mё e papёrfillshme e tij. Anti­vetingistёt, nё fakt po i bёjnё njё nder tё gjithё atyre qё ende nuk e kanё kuptuar/pranuar se ҫ’ka ndodhur me kёtё vend kёto 25 vite. Pёrtej hipokrizisё politike, tё fshehur mjeshtёrisht nga make­up­et mediatike, tё gjithё shqiptarёt janё nё njё anё me SHBA dhe BE, kёshtu qё anti­vetingistёt nuk mund tё pёrfaqёsojnё mё tej aspiratat e popullit shqiptar.

Refuzimi ndaj SHBA­sё dhe BE­sё ishte vija e kuqe qё i ndan me shqiptarёt. Ky ёshtё thelbi i problemit. Anti­vetingistёt janё rreshtuar nё anё tё kundёrt tё interesave tё mёdha gjeopolitike, tё cilat fatmirёsisht pёrkojnё me ato tё shqiptarёve.

Nuk po zgjatem mё tej me Fazlliҫё e Arkanё, tё cilёt nuk e rrezikuan asnjёherё sovranitetin tonё, qё tani po na u rrezikuara  nga SHBA dhe BE-ja.

Nuk ka mbetur asgjё pёr t’u thёnё. Gjёrat janё tё qarta.

Megjithёse bota e krimit dhe korrupsionit tё kollarisur, me hallin qё e ka zёnё, duket pararoja anti­vetingiste e anti­perёndimore, nё prapavijё janё rreshtuar strukturat paralele tё Gylenit. Kjo pёrbёn rrezikun mё tё madh sepse tё gjitha fijet bashkohen nё njё dorё tё fshehtё qё i dirigjon. Sipas analistёve tё huaj, Shqipёria ёshtё vendi mё i prekur nga grupimi okult i Gylenit.

Njerёzit e Gylenit, me valixhe nё duar, kanё thyer me kohё kangjellat e institucioneve tё shtetit dhe janё prezent nё PARLAMENT, PARTI POLITIKE, KLD, PROKURORI, GJYKATA, SHISH, MINISTRI, MEDIA, BIZNESE, OJF, RRJETE SOCIALE… etj. A mund tё mё thotё dikush ҫ’i duhen kёto njё imami ‘tё moderuar’ me katёr klasё shkollё?

Justifikimi i disave, se mbёshtesin Gylenin pёr shkak tё autoritarizmit otoman tё Erdoganit, ёshtё njё farsё e shёmtuar. Fundja pёrse duhet me patjetёr tё mbajmё anё prej militanti nё njё pёrplasje turqish?

Me gjithё tendencat e shfaqura shpesh nga qeveria turke, njerёzit e Gylenit ja kanё dalё tё jenё pararoja e fshehur dhe reale e otomanizimit nё Ballkan pёr njё arsye fare tё thjeshtё: ata nuk merren me rikonstruksionin e objekteve historike otomane, por me krijimin e njeriut otoman nё modelin neo­jeniҫer gylenist. Janё tё panumёrta shtёpitё qё shёrbejnё si celula rekrutimi pёr tё rinjtё shqiptarё nё Maqedoni dhe Kosovё. Tek ne mendohet tё jenё disa qindra. Dora e tyre qёndron pas tendencёs pёr deformimin e historisё dhe simboleve kombёtare. Blogje tё panumёrta sponsorizohen pёr tё imponuar kёto mendёsi.

Ёshtё njё perandori e fshehur qё kapjen e ka talent, dhe ekziston falё strukturave paralele qё krijon nё institucionet kryesore pёr tё mbrojtur njё aktivitet tё sofistikuar kriminal, i cili pёrfshin trafiqe, pastrim parash, evasion fiskal, konҫesione e tendera korruptive, rekrutim.. deri nё kapjen e shtetit dhe pikave strategjike tё tij.

Nё disa gjёra Ballkani ka mbetur po ai i vjetri. Ёshtё interesante sesi hapen disa dyer qё komunikojnё nё tё njejtat korente. Nё predikimin e tё premtes sё kaluar, nё njё nga xhamitё e Tiranёs, imami qё njihet nga besimtarёt si mbёshtetёs i Gylenit, nё predikimin e tij qё nuk kishte pёrkthyes ta zbёrthente, tha dicka tё pakuptueshme por qartazi: “nёse drejtuesit e shtetit prekin interetesat tona legjitimohet mosbindja ndaj tyre”.

Tezё kryekёput e ISSI­sit. Po ҫ’lidhje ka me ne? Nuk di tё them ekzaktёsisht nё kishte qёllim grushtin e shtetit nё Turqi pak orё mё pas apo mbёshtetjen ndaj anti­vetingistёve. Megjithatё, tek tё dyja bashkё, gylenistёt qёndrojnё mё afёr se vёllezёrit siamezё.

Mjaftoi vetёm pak minuta nga mbrёmja e 15 korrikut tё grushtit tё shtetit nё Turqi qё disa media tek ne ta pagёzonin nё ekstazё hareje puҫin ushtarak si fundin e pushtetit Erdogan, i cili ishte ‘arratisur’, ndёrsa rreth orёs 1:15, kur u pa dёshtimi i tij, lanҫuan idenё se Erdogan mund ta kishte stisur vetё kёtё situatё.

A nuk patёn mundёsi tё lexojnё realitetin apo reagimin e popullit turk thua? Tё jetё vetёm mungesё profesionalizmi? Edhe nё kёtё rast ajo pjesё e manipulimit mediatik u fabrikua nga gylenistёt dhe rrjetet e tyre sociale, ku mё duhet tё them, jo pёr ҫudinё time, se figura tё KMSH­ sё dhe shkollave turke ishin shumё aktivё. Vetёm mediat e Asadit nё Siri dhe general Sisit nё Egjipt ishin nё tё njejtёn linjё.

Pavarёsisht se ҫ’mendim kanё pёr sjelljen politike tё Erdoganit, dhe nё kёtё pikё janё plotёsisht nё lirinё e tyre, nё anёn e Gylenit rreshtohen vetёm mendёsitё anti­vetingiste qё i bashkon shteti parallel, jo ai i sё drejtёs.

Tё rreshtohesh nё skalierёn e Gylenit nё kёtё rast do tё thotё tё zgjedhёsh Gomorran nё vend tё Renzit, apo ISIS nё vend tё humanizmit.

Tani, pas dёshtimit tё grushtit tё shtetit Turqi, Shqipёria vendi mё i kapur prej tyre, me infrastrukturёn tё ngritur, rrezikon tё jetё objektivi primar i gylenistёve pёr ngulur rezidendёn. Do ishte mirё qё nё kёto ditё tё nxehta, sikurse SHBA dhe BE po asiston pёr ngritjen e njё drejtёsie tё pavarur nё funksion tё shtetit tё sw drejtёs, shteti turk tё publikonte aktivitetin dhe lidhjet korruptive tё gylenistёve nё Shqipёri, si dhe strukturat e tyre paralele nё institucionet e shtetit tonё.

Sidoqoftё, anti­vetngistёt qofshin gylenoviҫ, gylenokov apo gylenistё, janё tё gjithё njёlloj, vetёm diҫka kanё nё dorё, tё bёjnё zgjedhjen e tyre se populli e ka bёrё tё vetёn. Botёn e kanё ҫuar pёrpara idealet kur rreth tyre bashkohen interesat, ndёrsa kёta, interesat e tyre po na i servirin si ideale. Qesharake, por me kosto nёse ndodh. (Javanews).

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …