leoni

Është hapur ekspozita ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”

Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”
Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në bashkëpunim me Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren, më 15 shkurt 2022, në ora 11, në oborrin e Universitetit ,,Ukshin Hoti” në Prizren, hapëm ekspozitën ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”.
Kryeshefi Ekzekutiv i AShAK-së, z. Bedri Zyberaj, në fjalën e tij me rastin e hapjes së ekspozitës ndër të tjera theksoi se ekspozita në fjalë prezanton copëra të historisë sonë të përbashkët, të cilat ruhen në Arkivin e Shtetit Shqiptar.
Ekspozita është e përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë, ku përmes kësaj ekspozite të dyja institucionet tona shpalosën një sërë dokumentesh në lidhje me historikun e vendit dhe figurat kombëtare që dhanë kontribut në çështjen kombëtare. Materialet e paraqitura në ekspozitë janë nga periudha e vitit 1912. Dokumentet e prezantuara janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që ruhet në dy arkivat shqiptare, Kosovë dhe Shqipëri.
Andaj, ftojmë qytetarët e Prizrenit me rrethinë, të vizitojnë dhe shikojnë copëra të historisë dhe kujtesës sonë!
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 18 shkurt 2022.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së, dega Deçan: Me 27 prill 2024, me homazhe përkujtohen Dëshmoret e Kombit të fshatit Prilep

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega Deçan, njofton opinion publik se me 27 …