Kryetari i Malishevës, Ekrem KASTRATI, priti në takim komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, kolonelin Marco JAVARONE

Kryetari i Malishevës, Ekrem KASTRATI, priti në takim komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, kolonelin Marco JAVARONE

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem KASTRATI, e ka pritur sot në takim komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, kolonelin Marco JAVARONE. Ky takim kishte karakter njoftues, pas marrjes së komandës për rajonin e perëndimit nga ana e këtij të fundit. Kryetari Kastrati dhe koloneli Javarone, ka biseduar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit në mes të misionit të KFOR-it dhe Komunës së Malishevës, përderisa kryetari Kastrati, e ka njoftuar me rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës. Kastrati e Javarone, e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it në përgjithësi, e në veçanti me rajonin e perëndimit, në fusha me interes të përbashkët dhe u zotuan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani

Zymer Mehani: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Kjo ditë është një rast i mirë për të reflektuar mbi rëndësinë e lirisë së …