ETEA, ka shprehur pakënaqësinë për rezultatet e dobëta që Kosova ka treguar në testin ndërkombëtar PISA

ETEA, ka shprehur pakënaqësinë për rezultatet e dobëta që Kosova ka treguar në testin ndërkombëtar PISA

Organizata joqeveritare ETEA, përmes një aksioni simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovë, ka shprehur pakënaqësinë për rezultatet e dobëta që Kosova ka treguar në testin ndërkombëtar PISA. Aktivistët e kësaj organizate, me një karrocë të mbushur me beton në të cilën kanë vendosur libra, lapsa e fletore, kanë dashur të tregojnë se institucionet po investojnë vetëm në infrastrukturë rrugore e jo në sistemin arsimor. Drejtori ekzekutiv i ETEA, Agon Ahmeti tha se rezultatet e dobëta nga testi ndërkombëtar PISA po rrjedhin pasi qeveritë që nga paslufta po investojnë në autostrada duke ndarë 260 milionë euro për Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa për atë të Arsimit vetëm 50 milionë në vit. “Përmes këtij aksioni simbolik kemi dashur të përçojmë mesazhin që Qeveria e Kosovës që nga paslufta, e sidomos pas vitit 2015, kur janë pasqyruar rezultatet e dobëta për herë të parë në testin PISA, kemi ardhur në përfundim se duhet të bëjmë këtë aksion simbolik, në mënyrë që të përçojmë një mesazh të investimeve drastike që bëhen në infrastrukturë dhe autostrada, pra kemi diku rreth 260 milionë euro që i jepen Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa rreth 50 milionë euro është buxheti vjetor i Ministrisë së Arsimit pothuajse çdo vit”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …