Kryetari Haliti vizitoi komisionet për përkujdesjen e familjeve të ardhura nga Shqipëria

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar komisionin komunal për grumbullim të ndihmave humanitare në Viti, ku u njoh me aktivitetet e këtij komisioni, në grumbullimin e të mirave materiale, dedikuar familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Po ashtu, bashkë me komisionin për mbikëqyrjen e familjeve të vendosura në komunën e Vitisë, ka vizituar një familje të vendosur në Viti. Me këtë rast, kryetari Haliti ka theksuar se Institucionet komunale të Vitisë, janë të mobilizuara që të ndihmojnë dhe mbikëqyrin familjet që kërkojnë strehim në këtë komunë. Aktualisht në komunën e Vitisë, janë të vendosura 8 familje, me 39 anëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …