Tanja Fajon

Euro-deputetja Tanja Fajon ka thënë se BE-ja është marrë peng nga Franca, e cila minon interesin tonë Ballkan

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dritën jeshile për të hapur bisedimet me BE. Megjithatë PE mbetet një aleat i fortë”, ka deklaruar Fajon. Sipas saj me këtë vendim, besueshmëria e unionit u shkatërrua. “Franca po luan një lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se ne të gjithë do të paguajmë çmimin e kësaj”, ka thënë Fajon, duke shtruar se kjo është e papranueshme. “Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer që humbën një tjetër mundësi për të demonstruar se zgjerimi vlen dhe kështu ne mbajmë premtimet tona. BE është marrë peng nga Franca që nuk kupton dhe vazhdon të minojë interesin tonë në Ballkan”, ka nënvizuar Fajon.

Kontrolloni gjithashtu

Joschka Fischer: NATO ndërhyri në Kosovë sepse liria nuk fitohet duke heshtur – Europa sot ka nevojë për guxim, jo pacifizëm

Në një intervistë të thelluar për “Süddeutsche Zeitung”, ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, rikthehet …