Fadil Maloku: Me Serbinë nuk negocohet me klane e grupe por, me ekspertë e politika kompetente shtetërore

Fadil Maloku: Me Serbinë nuk negocohet me klane e grupe por, me ekspertë e politika kompetente shtetërore

Me Serbinë nuk negocohet me klane e grupe poltroniste, por, me ekspert e politika kompetente shtetërore

  1. Me çfarë mandati, (po tentojnē të futen me çdo kusht!) në ekipin e “delegacionit shtetēror”, në bisedimet me Serbinë, ca ish parashutista e ca poltronista tē tanishëm klanor e partiak, kur qartë Kushtetuta e Kosovës i definon si kompetencat, ashtu edhe legalitetin dhe legjitimitetin e secilit organ përfaqësues në gjithë arkitekturën e shtetësisë sē (brisht) Kosovēs?
  2. Dukuria e “parashutizmit” politik, po duket po vazhdon me odisejadēn e vjetër të paraluftēs…,kur Kosova ende nuk kishte as institucione e as pêrfaqësi legale e demokratike, të dalur nga vota e qytetarit, por, kishte njerëz patriota që me përkushtimin dhe guximin e tyre intelektual, dinin denjēsisht t’i artikulonin dhe mbronin si interesat ashtu edhe të drejtat uzurpuara nga ish regjimi serb.
  3. Tani, në situatën e tensionuar skajshmērisht me Serbinë, të krijosh ad hoc “delegacion shtetërorē”, pa konsulten e viss maiorit Kushtetues, (për hirë të njē kërkese ultimative nga Brukseli) mendoj që është jo vetēm e dēmshme, por, edhe shumë jolegjitime! E them kështu, edhe për shkak se tani kur egziston “adresa” kushtetuese, e cila nē mos të parashikimeve tjera substanciale dhe situatave të procesit të shtetndërtimit të Kosovēs, tē paktēn, e ka qartësu nē vija të trasha dilemën hobsiane, të kompetencave; të gjyqësorit, legjislativit dhe egzekutivit e vendit.
  4. Pra, ideja se ekskluzivisht Kuvendi (anipse, Kushtetuta aktuale, ia delegon atij të drejtën e ratifikimit të Marrëveshjeve me interes kombëtar e shtetërorë) e ka të drejtën (juridike), kompetencēn (morale) dhe obligimin (politik) për ta kriju njē listē njerëzish me naryrën e një farë “delegacioni” shtetërorë, që do negocoj (e çka do negocoj, s’është fare e qartë!?) me Serbinē, është e gabuar.
  5. Është adresim i gabuar, sepse, shteti i Kosovës me Kushtetutën ahtisariane, anipse, mjaft denigrues për komunitetin shqiptar, i ka nda për secilën shtyllë (egzekutivi; legjislative; e gjyqësori) “vijat e kuqe” të kompetencave dhe mandati, në raport me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Tani, nëse u adresohemi këtyre “vijave të kuqe”, kuptojmë që sjelljet tona (partiake, qeveritare) publike politike dhe juridike, duhet të jenë në koherencē taksative me te. Ndryshe, harrone kohen e “grupeve të unitetit”, ku në stilin alienist, katapultoheshin gjithfarë; patriotash kozmopolit, e “eksperta” që Kosova, edhe atëbotë i kishte mjaft edhe për eksport. Bota e sotme, funksionon vetëm me raporte institucionale subordinuese, e jo me qejfe klanore e grupore poltroniste.!

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Drejtësia nuk mbrohet me manipulime dhe standarde të dyfishta; Tribunali për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk janë e njëjta gjë

Me keqardhje i vlerësojmë reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre …