Fadil Rexha: SKËNDER SALIHAJ - SHQIPJA E KRESHTAVE TONA

Fadil Rexha: PISHTARI I LIRISË

(Kushtuar Heroit, REXHEP BISLIMI)

 

U njohëm herët

Qysh si fëmijë

Që atëherë e karakterizonte

Gatishmëria për t’u flijuar për Liri!

 

I urrente demagogët 

Me maska demokrati

 

Për të parin e tyre

Vazhdimisht, me nënçmim, thoshte: Esati!

 

Burrërisht Nënë Hava

Qëndronte te koka e tij

,,Ju e keni njohur Rexhën!

Me lotë e lëndojmë shpirtin e tij!

Heronjtë nuk vajtohen!”

 

I nderuari Rexhë

Kishte shpirt të pastër  

Kishte ndjenja të pastërta Atdhedashurie!

Mbeti për ne Yll i Pashuar! 

Mbeti për ne Pishtar Lirie!

 

  korrik 1998                    

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari-Ruci Rroftë 5 Maji- Dita e Dëshmorëve!

Mehmet Bislimi: NËNË  SHQIPËRI

(me rastin e 113 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së një të tretës së tokave …