Fadil SHYTI: “POPULLI SHQIPTAR DO TË ECË ME VENDOSMËRI NË RRUGËN E TIJ DERI NË FITORE

 


Gjendja tepër konfuze që e ka përfshirë politikën “demokratike shqiptare” në përgjithësi dhe politikën e “Grupit të Unitetit” në Prishtinë, në veçanti, për zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe asaj të Kosovës si pjesë parësore gjatë këtyre viteve, natyrisht se i ka bërë të bien në kundërthënie të papajtueshme dy shtresa kryesore nga radhët tona shqiptare; të cilat po përpiqen për të mbrojtur qëndrimet dhe veprimet e tyre për ardhmërinë e Kosovës.
Në shtresën e parë konsideroj se hyjnë politikanët pseudo-demokratë të cilët tani janë të vetëkënaqur me pushtetin e pa shtet, të cilët janë kthyer në pashallarë të kësaj kohe të pa kohë për t´i mbrojtur interesat e tyre personale: “pushtetin” dhe pasurinë, lukset e tyre të cilat ua kanë errësuar sytë, e nuk po e shohin dot (apo po i mbyllin sytë qëllimisht para realitetit të shantazhuar ) e nuk po e shohin dot se Shqipëria Natyrore, gjegjësisht Shqipëria verilindore, Kosova sërish po copëtohet nga mbretëritë e Evropës, për t´ua përmbushur orekset pushuese fqinjëve të saj. Kujtojmë këtu copëtimet kufitare rreth Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi; për më keq enklavizimet , tani kur kanë marrë pamje e hapura, kësaj po i shtohet edhe faktori i eksterritorialitetit, të gjitha këto të mbështjellura nën maskën e decentralizimit etj, etj…
Këto, mbase do të ishin vetëm përpjekje të përkohshme të qarqeve kundër-shqiptare, që mund t´i takonin një periudhe në tranzicion, pra periudhës së pasluftës e cila si kudo në vendet tjera është e mbarsur me elemente të tilla përpjekjesh të shteteve të huaja, apo më saktë të shteteve në konflikte, për të përfituar sa më shumë territore dhe ushtrim të elementeve kolonizuese, mbi vendet që deri para luftës i kishin nën kontroll-okupim. Por, nuk po ngjanë kjo e keqja më e vogël në rastin e Kosovës, në Kosovë po ngjanë ajo që nuk do të duhej të lejohej nga klasa e saj politike që sot pretendon se është udhëheqëse legjitime e popullit të Kosovës. Kjo klasë politike nuk do të duhej të lejonte që për Kosovën të pranonte të shkonte në bisedime, me Serbinë, e cila ende si ka përmbushur as pikat më elementare: Serbia, ende nuk tregon ku gjendet ( i gjallë apo i vdekur) , politologu dhe intelektuali i madh, Ukshin Hoti. Serbia ende si ka kthyer të gjitha kufomat e civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës, të hedhura lumenjve dhe maleve për t´ua humbur gjurmët.
Serbia, ende si ka tërhequr trupat e saj nga veriu i Mitrovicës, dihet mirëfilli se ato trupa nuk i furnizon vetëm me pemë e perime, por i furnizon edhe me armë, për të vrarë shqiptarë, dihet nga opinioni sa shqiptarë janë vrarë pas luftës pikërisht nga këto forca të errëta paramilitare, të cilat emërtimet i ndërrojnë sipas stinëve politike por qëllimin e kanë njësoj: ta mbajnë të okupuar atë tokë shqiptare. Serbia, ende s´ka hequr dorë nga politika pushtuese e S. Millosheviqit, liderët e saj “demokratë” po vinë në Kosovë e po betohen se nuk do ta lëshojmë Kosovën për asnjë çmim! Pikërisht, për këtë për hatrin as nga presionet e askujt nga diplomatët ndërkombëtarë, nuk do të duhej të fillonin bisedimet me qeverinë serbe.
Qeveritarët e sotëm serbë kanë qëllime ushtarake që pas decentralizimit t´i lidhin territoret serbe, kështu serbët kanë bërë edhe në Kroaci dhe më në fund atje kanë pasur qëllim ta shkëpusin një pjesë të madhe nga Kroacia, pas ndërhyrjeve të rrepta ushtarake dhe politike ata arritën në Kroaci të formonin territore, por me vendosmërinë e klasës politike dhe ushtarake kroate , kjo tendencë serbe u shkri si flluskë sapuni, ra edhe për faktin se: kur Gjermania e pa që Serbia po fitonte territore të huaja dhe kur BE e pa se Serbia po rritet reaguan dhe e njohën si shtet dhe mu aty tek kufiri formuan përgjatë një rrip të gjerë të serbizimit në Bosnjë, vendet që gjendeshin mes pikave serbe i zhdukën p.sh. Srebenicën që ishte mes pikave strategjike dhe ishte një ishull me pika serbe. Tani, kur është momenti kritik për Kosovën, dinakërisht Serbia lëshon pak pe, derisa të formohen pikat strategjike, në favor të saj, pastaj do fillon luftën, për mbrojtjen e “territoreve serbe” brenda Kosovës, d.m.th ajo do të luftojë t´i lidhë pikat e kolonive të saj mes vete.
Këtë po duan ta realizojnë tani në Kosovë, ata me bisedime, duan t´i formojnë fillimisht pikat strategjike pastaj të gllabërojnë territoret tona! Prandaj, është nevojë tepër e ngutshme që shqiptarët që u shpërngulën p.sh. nga Mitrovica veriore duhet të kthehen në pronat e tyre.
Vetëm me këtë hap të qëlluar do t´i ndalet turri serbizimit të veriut të Kosovës dhe viseve të tjera ku banonin para luftës shqiptarët! Kur i shtohet gjithë kësaj katrahure pas “pavarësisë në mbikëqyrje” edhe kontrolli i ashpër i EU, që do ta zëvendësojë UNMIK-un, hapur po shihet se autoritetet në Prishtinë nuk do të kenë asnjë element shtetësie me rëndësi ekzekutive në duar.
Kur jemi këtu, kujtojmë se: aty afër Vukovarit që ishte pika e fundit strategjike u krijuan territore serbe, Vukovari ishte beteja e fundit dhe me ketë u krijua rripi që duhej të shkëputej nga Kroacia.
Në këtë kohë kur po ndërhyjnë edhe fuqitë e mëdha aleatet e hapura dhe të maskuara të Serbisë, e cila po përdhelet dhe po shpërblehet si goca e llastuar që ndezë shtëpinë, nga Evropa, tani edhe me hapjen e negociatave të hapjes së derës në BE, ende pa i plotësuar kushtet elementare të një shteti që meriton të quhet demokratik; Serbia pa dyshim po shpreson dhe është e mundshme kjo; jo edhe pa baza të thella se: sikur dikur nën federatën jugosllave, kur e sundonte Kosovën, edhe më tutje do ta bëjë këtë sundim të maskuar nën maskat e kontrollit evropian, pra në emër të EU. Prandaj, me keqardhje të thellë konstatoj se: një pushtet i tipit të Ali Shukriut, (nën udhëheqjen e titistëve) po përgatitet nga faktorët ndërkombëtarë të instalohet në Kosovë!
Kjo do jetë fillimi dhe përfundimi tragjik i historisë së re të Kosovës; këto përpjekje i ka Serbia, këto përpjekje verbërisht po i përkrahë Evropa, që do të na sundojë me administrimin e firmës, EU. Vallë, a nuk u deklaruan hapur për këtë projekt strategjik kundër-shqiptar, gjatë një Konference në Prishtinë disa nga zëdhënësit e projektuesve të kësaj e “pavarësie” për Kosovën?! A nuk u shprehën hapur me një skepticizëm të theksuar për ardhmërinë e hidhur të popullit tonë, edhe disa intelektualë dhe politikanë përparimtarë të Kosovës?!
Zëdhënësit e EU-s, deklaruan: “EU-, do të ketë kompetenca të fuqishme ekzekutive deri aty sa do të mundet t´i largoj nga pushteti edhe liderët e zgjedhur nga vota e popullit; nëse ata nuk do t´i respektonin qëndrimet e EU që dalin nga çanta e dhe pakos së Ahtisarit.
Duke i parë të gjitha këto zhvillime, kujtoj këtu një fenomen të përditshëm që po trumbetohet nga politikanët e etur për pushtet në Kosovën pa shtet: pikërisht më të zëshëm po tregohen anëtarët nga “Grupi i Unitetit” si : Haziri, Thaçi, Mustafaj, Godo e të tjerë liderë dhe zëdhënës të mjerë të politikës ditore; thirrjet e tyre, “ mos dilni rrugë!” demonstruesve të pavarësisë së Kosovës ua kujton me trishtim politikanët titistë si Azem Vllasi me kompani kur çirreshin nga tribunat e tyre: “shkoni në shtëpijat tuaja, Kosova, asgjë s´po humbë me ndryshimet Kushtetuese”; pastaj thirrjet për dëgjueshmëri qytetare në Kosovë, janë zëvendësuar me thirrjet e dikurshme të LDK-së, në krye me I. Rugovën, kur i përsëriste ditëve të xhumave: “keni durim, bota do të na shpërblejë, ju lutemi mos e provokoni situatën” e të tjera gjepura të një politike reaksionare të përgjumur dhe të dështuar! Duke e bërë këtë, liderët aktualë, jo vetëm po bëhen qesharakë, por po e rrezikojnë çdo ditë seriozisht ardhmërinë e Kosovës. Them kështu, sepse vet z. Thaçi këto ditë deklaroi: “Pakoja e Ahtisarit mund të mos e përmend fare pavarësinë, por në thelb brenda asaj pakoje, është pavarësia e Kosovës…

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …