Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Me Albin Kurtin përfundoi tranzicioni politik, qytetarët e votuan vetëm për t’i larguar pushtetarët

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka deklaruar se tranzicioni politik në Kosovë ka përfunduar me zgjedhjen e Albin Kurtit si kryeministër. Takimet e tij me qytetarët, ata kishin treguar interesim të madh për të larguar ish-pushtetarët dhe më pak për vizionin politik. Sipas Humollit, shumica e qytetarëve që votuan në zgjedhjet e fundit nuk ishin të fokusuar te programi apo vizioni politik i Kurtit, por thjesht dëshironin një ndërrim të qeverisjes. “99% e votuesve ishin të fokusuar vetëm në largimin e ish-pushtetarëve,” tha Humolli, duke nënvizuar se qytetarët kishin një motiv kryesor: të rrëzonin qeverinë e mëparshme dhe të dërgonin pushtetarët në shtëpi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …