Lëvizja Vetëvendosje

Gjykata Supreme e Kosovës hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes për kufizimin e vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ishte paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të datës 3 shtator 2024. Ky vendim konfirmon masat e vendosura më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të cilat kufizojnë numrin e vendvotimeve dhe votuesve në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Sipas vendimit të KQZ-së të datës 29 gusht 2024, për çdo përfaqësi diplomatike të Kosovës janë lejuar vetëm 1,000 votues për një vendvotim. Vetëvendosje kishte kërkuar përmes ankesave që KQZ të hiqte këto kufizime dhe, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, të rivlerësonte çështjen për të siguruar mundësi më të gjera votimi për qytetarët jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …