Fatmir Limaj thotë se Nisma Socialdemokrate e mbështet dialogun që sjell njohjen reciproke, jo dialogun teknik

Fatmir Limaj ka kërkuar mbështetje nga elektorati për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka kërkuar mbështetje për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit, ku u shpreh i bindur se në çfarëdo opsioni partia e tij do të jetë faktori kryesor në qeverisjen e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Para qytetarëve të Malishevës, Limaj ka thënë se angazhimi i tyre varet se sa do jetë e fuqishme fitorja e Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit. “Këtë parti e kemi dizajnuar, atje e kemi përgatitur në këto zgjedhje, në çfarëdo variante ka me qenë fituese. Veprimin politik, angazhimin politik, taktikat politike, besoj i përcillni qysh janë dizajnuar, në çfarëdo variante ne kemi qenë fitues, por varet nga ne se sa kemi me qenë të fuqishëm në këtë fitore”, tha Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja kërkon stabilitet në Kosovë pas formimit të Qeverisë Kurti

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, në takimin e parë me kryeministrin Albin …