Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje, pasi ka humbur legjitimitetin dhe e ka shkelur Kushtetutën e vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje, pasi  ka humbur legjitimitetin dhe e ka shkelur Kushtetutën e vendit. Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës. Ujdia e arritur në Ohër të Maqedonisë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces. Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda. Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dhe duhet të japë dorëheqje menjëherë, ka shkruar Fatmir Limaj

Kontrolloni gjithashtu

Në 111-vjetorin e Pavarësisë, sot në Tiranë parakaloi, “Parada e Shqiptarëve”, e emërtuar , “Rrënjët Kuq e Zi”

Sot më 28 nëntor, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim …