Fatmir Limaj: Sot u bën 25 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit, Ymer Alushani – Komandant Voglushi dhe Ali Zogaj

Sot u bën 25 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit, Ymer Alushani – Komandant Voglushi dhe Ali Zogaj.
25 vite më parë, heroi i kombit, Ymer Alushani ishte i pari që atë ditë vendosi trupin e tij bashkë me dëshmorin Ali Zogaj dhe dhjetëra bashkëluftëtarë tjerë duke u bërë digë e fuqishme për ta bllokuar Grykën e Llapushnikut për muaj të tërë, dhe me mbylljen e Grykës ju prishen planet Serbisë për ta izoluar këtë pjesë të Kosovës.
Rënia heroike e Ymer Alushanit, Ali Zogajt dhe disa bashkëluftëtarëve tjerë ishte goditje dhe humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën çlirimtare deri në fitore.
Lavdi jetës dhe veprës të Ymer Alushanit, Ali Zogajt dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës!
Fatmir LIMAJ

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …