Fatmir Z. Arifi: Në Kosovën Lindore iu dha lamtumira e fundit bashkluftëtarit tonë të UÇK-s dhe UÇPMB- së, Fehmi Shaqiri

Në Kosovën Lindore iu dha lamtumira e fundit bashkluftëtarit tonë të UÇK-s dhe UÇPMB- së, Fehmi Shaqiri.
Fehmiu rreshtohet midis figurave të luftëtarëve të shquar të Krahinës së Kosovës Lindore.
Fehmi Shaqiri me guximin, vendosmërinë gadishmërinë për sakrificë ka lënë mbresë të thellë te bashkluftëtarët e tij.
Ai ishte pjesë e Lëvizjes sonë Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, e cila Lëvizje shënoi rritje të gjithanshme, veçnarisht në aspektin ushtarak.
Në Luftën e Preshevës, Fehmi Shaqiri me aftësit e tij u afirmua si një nga drejtuesit e njësiteve që theu disa herë mësymjen e forcave serbe në këto beteja.
Sot bashkluftëtarit tonë iu dha lamtumira e fundit atje në vendlindjen e tij, për të cilën luftoi për çlirimin e saj.
Lavdi jetës dhe veprimtarisë çlirimtare të shokut tonë, që do ta kujtojmë përjetsisht!

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …