Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se në Gjykatën Speciale janë duke qëndruar kot ish-drejtuesit dhe ish-luftëtarët e UÇK-së, pasi sipas tij ata janë të pafajshëm. Prokurorët tashmë e dinë se do të dështojnë me turp dhe bashkë me ta të gjithë ata që me retorikën urrejtëse kundër UÇK-së kanë mbajtur apo po mbajnë pozita të larta shtetërore, në Kosovë e në Serbi. Të gjithëve u themi se luftëtarët e lirisë bënë luftë të pabarabartë, por fituan në fund. Ne kishim për barrë të krijonim ushtrinë tonë çlirimtare, të çlironim vendin, të krijonim shtetin, ta shpallnim të pavarur dhe ta bënim të njohur në botë. Të gjitha këto i bëmë bashkë edhe pse dikur pak kush besonte se kjo mund të bëhej ndonjëherë në jetë dhe na sulmonin pa mëshirë, para luftës, gjatë luftës, pas luftës dhe pas pavarësisë. Ushtria jonë çlirimtare njihet për pastërtinë maksimale në veprimet luftarake dhe në përputhje me Konventat e luftës, tha mes tjerash Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …