Federica Mogerini: Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Trieshtë të Italisë ishte i sukseshëm

Federica Mogerini: Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Trieshtë të Italisë ishte i sukseshëm

Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogerini, e ka cilësuar shumë të suksesshëm Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Trieshtë të Italisë. “Një samit shumë i rëndësishëm që Italia e ka përgatitur dhe e ka mbajtur në mënyrë shumë të mrekullueshme, në të dy anët”, tha ajo. “Së pari duke e ruajtur një perspektivë të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Që të gjashtë partnerët në Ballkanin Perëndimor qartazi duan të jenë më të integruar në Bashkimin Evropian. Populli dhe rajoni qartazi mbështet perspektivën e BE-së të vendeve të tyre,  dhe nga ana jonë, e  BE-së, kemi vendosur që ta mbajmë dorën e hapur dhe të garantojmë që ka të ardhme në Bashkimin tonë për secilin për ta. Posa të kalohen reformat e duhura do të jemi konsistentë nga ana jonë”.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …