Fehmi Rama

Fehmi Rama: 2020 VITI I MBRAPSHTË PËR NE DHE BOTËN

ERRËSIRA KOSOVARE

Viti 2020 për Republikën e Kosovës ishte një nga vitet më të errëta që nga paslufta.

Ekonomia jonë edhe ashtu e brishtë u godit nga pandemia, pasojë e sajë humbëm mijëra vende pune.

Arrestimet e krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale ishte kryesisht produkt i punës së prokurorisë serbe. Beogradi zyrtar nuk po len gur pa lëvizur vetëm e vetëm që krimet e tyre para botës ti ekuilibrojë më viktimat tona.

Hashim Thaçi natyrshëm dha dorëheqje nga pozita e presidentit dhe urojë për stabilitet të vendit.

U krijua një momentum i ri politik, Kushtetuta jonë parasheh që pozita e presidentit është unifikuese dhe në rast se mbetet vakante atëhere u.d. e presidentit bëhet kryekuvendari në kohën prej 6 muajshë.

URIMI PËR NDËRGJEGJËSIM!

Ndërgjegjia jonë shtetrore dhe nacionale në rrethana të tilla që gjëndemi duhet të jetë në piedestale të larta, në mënyrë që egot për gllabrim pozitash institucionale të mos ekzistojnë.

Po që se jemi atdhetarë atëherë të paktën për pozitën e presidentit do duhet futur shpatat në këllef, duke uruar që në atë pozitë të kemi njeriun e formësuar si intelektual, si atdhetar dhe si unufkiues.

BOTA NË 2020

Iranianet rrëzuan një aeroplan ukrainas, ku mbetën të vdekur 176 persona.

SHBA-të eleminuan komandantin e forcave elite iraniane, Qasim Soleimani.

Një miliardë kafshë u asgjësuan dhe 25 njerëz humbën jetën, pasojë e zjarreve në Australi.

Covid – 19 goditi botën, nga kjo pandemi humbën jetën mbi 1.6 milion njerëz, ekonomia në mbarë botën pësojë tkurrje.

Megjithatë Biden fitojë zgjedhjet në SHBA, ku në janar të 2021 pritet të marrë pushtetin, andaj urojë të jetë ky ogur i mire!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …