Fehmi Rama

Fehmi Rama: Shteti dhe Kombi përballë nacionalizmit

Nacionalizmi virtyt njerëzor

Nacionalizmi është i dobishëm për realizimin e aspiratave shtetërore, përmes të cilit shteti arrin t’i përfshijë njerëzit në kauzën e tij. Qytetaret e një vendi përgjithësisht identifikojnë vetën më shtetin e tyre dhe e mbrojnë me pasion vendin e tyre, kjo ndjenjë e atdhedashurisë i bënë ata më fisnik. Identifikimi pasionant me shtetin quhet nacionalizëm. Nacionalizmi është me leverdi  për realizimin e aspiratave shtetërore dhe kombëtare. Njerëzit e tillë nuk korruptohen lehtë,  dhe  nëse sulmohet shteti i tyre nga jashtë pasionet nacionaliste e bëjnë ushtarin mbrojtës shumë më të fuqishëm, se sa qe do ishte përndryshe.

“Shteti” dhe “Kombi”

Shteti modern është zhvilluar krahas me industrinë dhe marrëveshjet e komplikuara tregtare. Termat shtet dhe komb përdoren shpesh si sinonim i një vendi, shumica e njerëzve janë të lidhur me Atdheun e tyre. Kombi është një grup i madh i njerëzve, të cilët janë të lidhur së bashku dhe që ndërlidhen me ngjashmëri ndërmjet tyre, për shkak të kulturçs së përbashkët, në veçanti gjuha e përbashkët duket qe ka qene faktor i rëndësishëm në krijimin e kombeve. Shteti është njësi politike i cili ka sovranitetin me të lartë, gjegjësisht përgjegjësinë me të lartë për zbatimin e detyrave të veta. Kombi është një grupim kulturor dhe gjuhësor i njerëzve, ndërsa shteti është njësi politike me sovranitet. Kombet nuk përputhen patjetër me kufijtë politik të shteteve, disa kombe shtrihen jashtë kufijëve të shtetit.

Mospërputhshmëria e kufijve shtetëror me ata kombëtar, nacionalizmi si faktorë

Shtrije të kombeve jashtë kufijve shtetëror kemi anembanë globit, kultura gjermane shtrihet jashtë kufijve të Gjermanisë si në Austri, një pjesë e madhe e Zvicrës, një pjesë e vogël e Italisë dhe disa pjesë të vogla në Evropën Lindore. Përputhje ënde me të vogël ndërmjet shtetit dhe kombit kemi në Afrikë dhe Azi, kufijtë e të cilave kanë mbetur nga koha e vjetër koloniale. Ndjenja e nacionalizmit në disa vende reflekton si burim konstant i tensioneve, pasi popujt mundë të ndihën se kanë një kombësi të përbashkët e rrjedhimisht duan të kenë një shtet të tyre. Kufijtë e shumë shteteve nuk përputhen me shtrirjen gjeografike të kombeve. Arritja e përputhshmërisë se kufijve shtetëror me ata kombëtar nuk do sillte në zgjidhje absolute të problemeve, pasi që kufijtë kombëtar dhe mund të lëvizin gradualisht, pasi që kombe të reja gradualisht do të paraqiteshin dhe të vjetra do zhdukeshin kjo është e ditur historikisht, deri me tani kësaj zallahie i kanë mbijetuar veçmas shqiptaret dhe hebrenjtë. Sistemi i shteteve pra nuk përputhet me sistemin e kombeve, pikat të cilat shtetet dhe kombet dështojnë të përputhen ka gjasa të jenë politikisht të nxehta, si Lëvizja për ndarjen e Kubekut në Kanada, Lufta e Pakistanit Perëndimor dhe atij Lindor që rezultojë me krijimin e një shteti të ri Bangladeshit, Levizja nacionaliste baske në Spanjë, konflikti ndërmjet belgëve  frankofon dhe atyre që gjuhen amtare e kanë holandishten, aktivitetet e Organizatës për Çlirimin e Palestinës për krijimin e shtetit të tyre, trazirat e herëpashershme të kurdëve përgjatë historisë në Irak Iran e Turqi, luftërat e përgjakshme etnike të dekadës së fundit të shekullit të kaluar në at që dikur quhej Jugosllavi.

(Fehmi Rama, politikolog)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …