Fidair Berisha

Fidair Berisha: Pikëpamjet e ndryshme dhe përcaktimi i metodave të shërbimit inteligjent në aspektin shkencor

 
Kur bëhet fjalë për shёrbimin e inteligjencës, duhet pasur parasysh se zgjedhja e metodave  duhet të jen absolutisht tё “përshtatura me lëndën e hulumtimit” Ato nuk mund të jenë çështje tekesh, por përcaktohen një ose më shumë metoda me ndihmën e të cilave do të mblidhen të dhënat e nevojshme në mënyrë efikase, operative, racionale dhe veçanërisht të mbrojtur. Pikërisht kjo është specifika e shërbimit inteligjent, “pasi funksionin e kryen duke aplikuar metoda ligjore, por edhe të veçanta, çka e bën atë shërbim sekret. Pluralizmi metodologjik, pra përdorimi i disa metodave, vë në dukje faktin përkatës se në kërkimin e inteligjencës (sekret dhe legal) duhet të sintetizohen disa metoda, sidomos kur bëhet fjalë për detyra komplekse operativo-hetimore. Zgjedhja e metodave, respektivisht rëndësia e tyre, paraqitet si çështje thelbësore në veprimtarinë e përgjithshme të inteligjencës.
Teoria shkencore dhe praktika kanë treguar pa mëdyshje se asnjë metodë apo grup i vetëm nuk mund të shërbejë si model i unifikuar për më shumë raste kërkimore të një lloji apo fushe të caktuar. Kombinimi i metodave shkencore dhe speciale dhe përdorimi i mjeteve dhe procedurave të ndryshme (mjetet dhe procedurat formojnë unitetin e quajtur teknikë) me një procedurë të planifikuar më parë të ciklit të inteligjencës, ofron mundësinë optimale të arritjes së qëllimeve në fushën e interesimit. Për të kuptuar metodën e shërbimit të inteligjencës në nivel shkencor-teorik, është e nevojshme të tregohet dallimi nga metodologjia. Divergjenca e pamjaftueshme dhe e saktë shkakton keqkuptime që çojnë në mjegullim kur parashtroheshin problemet e kërkimit.
 Na mbetet të përpiqemi të sqarojmë vetë nocionin e metodës. Në kuptimin më të përgjithshëm, vetë fjala metodë (nga fjala greke “methodos” – rrugë, kërkim) tregon një mënyrë, rrugë dhe procedurë të kërkimit të realitetit me qëllim të marrjes së njohurive shkencore sa më objektive dhe të vërteta.  Këndvështrimet e përmendura tregojnë rëndësinë e madhe të metodave, duke pasur parasysh se ato ofrojnë mundësinë për të arritur në të vërtetën shkencore. Ekziston një katalog i madh i përkufizimeve konceptuale të metodave. Ne do i radhisim vetëm disa. Kështu, theksohet se “një metodë është një mënyrë e menduar ose e vendosur me të cilën kryhet një punë. Do të thotë një skemë e gatshme (renditje, model, procedurë), sipas së cilës zhvillohet një veprimtari praktike” pastaj ”një grup procedurash ose një metodë kërkimi me vetëdije e përshtatur për një temë specifike “mënyrë e hulumtimit që zbatohet në disa shkenca”.
Duke qenë se metodat ndryshojnë nga njëra-tjetra, dhe se autorë të shumtë i klasifikojnë ato në mënyra të ndryshme (të përgjithshme, të veçanta), që rezulton jo vetëm nga natyra e tyre specifike, por edhe nga mënyra e zbatimit të tyre, e cila sigurisht varet nga karakteri i shkencës dhe subjekti i hulumtimit, mbetet që ne të përpiqemi të japim një përkufizim përgjithësisht të pranueshëm të metodave të shërbimit inteligjent bazuar në këndvështrimet e mëparshme.  Para kësaj, duhet të theksojmë se metoda në kuptimin më të gjerë nënkupton tre komponentë kyç siç janë: “qasja e përgjithshme teoriko-metodologjike, veprimi medologjik dhe metoda teknike”.
 Bazuar në gjithçka të paraqitur, rezulton se metoda e shërbimit të inteligjencës është një grup veprimesh karakteristike dhe një mënyrë specifike e mbledhjes së të dhënave të inteligjencës që i shërben qëllimit të mbrojtjes së vlerave bazë të një shoqërie të caktuar. Përkufizimi i cekur, tregon qartë se mbledhja është e ndryshme nga metodat e tjera, dhe veçanërisht elementi i fshehtësisë që është i pranishëm në të gjitha fazat e kërkimit të inteligjencës. Nëse nuk do të kishte metoda sekrete të mbledhjes së të dhënave, shërbimi inteligjent nuk do të kishte performancë  të sekretit, por për  kundrazi do të ishte një institucion si të tjerët që ekzistojnë dhe e përmbush funksionin e tij në përputhje me natyrën e veprimtarisë së tij. Duke përdorur përvojën e disiplinave të tjera shkencore, kërkimi i inteligjencës fiton relevance të saktë, e cila do të rezultojë me qasje shumë më gjithëpërfshirëse dhe në të njëjtën kohë do të rrisë efikasitetin, vlerën, saktësinë e inteligjencës dhe veçanërisht besueshmërinë e kërkimit, në mënyrë që do të eliminohen të gjitha qasjet e mundshme të njëanshme që mund të vënë në pikëpyetje drejtimet bazë të veprimtarisë. Prandaj mund të thuhet se kërkimet e inteligjencës në fusha të ndryshme dhe linja të specializuara të punës përfaqësojnë një specifikë shumë të theksuar.
Prandaj, me përdorimin e metodave dhe mjeteve adekuate në kuadër të planit të kërkimit të inteligjencës, duhet të vijnë në shprehje elementet operative dhe heuristike, të cilat sigurisht sjellin rezultate, përkatësisht të dhëna me përmbajtje shkencore të sakta, të besueshme dhe të përdorshme.
Nё punёn e shёrbimeve tё inteligjencёs e  vetmja mënyrë dhe rrugë për të hequr të gjitha pengesat mund të realizohet vetëm në simbiozën e nevojshme dhe specifike të njohurive dhe praktikës shkencore-profesionale, operacionale dhe praktike, duke marrë parasysh mënyrën e duhur dhe të besueshme të verifikimit të ciklit të inteligjencës dhe vlerës së të dhënave të mbledhura. Këtu nuk lejohen gabimet, sepse çdo gabim, veçanërisht nëse bëhet fjalë për detyra komplekse të inteligjencës, mund të çojë në implikime dhe dallime të theksuara që mund të shkaktojnë pasoja, si për vetë shërbimin, ashtu edhe për marrëdhëniet midis shteteve, nëse bëhet fjalë për mbledhjen e të dhënave sekrete.
Prandaj nevoja e studimit të metodave të shërbimit inteligjent në kushtet e sotme moderne, me të gjitha sfidat e sigurisë dhe të tjera, është një detyrë imperative, nëse dikush dëshiron të plotësojë kërkesat shkencore-teorike dhe profesionale-operative në kryerjen e funksionit të inteligjencës. Prandaj, njohja e plotë e përmbajtjes dhe metodave shkencore në lidhje me lëndën e kërkimit të inteligjencës është një parakusht i domosdoshëm për qasje sistematike, analizë dhe përpunim të të dhënave përkatëse. Duke marrë parasysh fushën specifike të kërkimit, ekzistojnë qasje dhe mjete të ndryshme kërkimore-teknike. Kjo kërkon dhe grupimin e nevojshëm të të gjitha metodave me karakteristika të përbashkëta që i bëjnë ato një qasje komplekse metodologjike dhe specifike kërkimore. Ai veprim i ndërlidhjes nuk mund të bëhet Ad – hoc, por as në mënyrë spontane dhe stihike. Përkundrazi, është një detyrë shumë e rëndësishme metodologjike, nga e cila varet në masë të madhe suksesi i kërkimit të inteligjencës. Marrëdhënia e cekur si parim i rëndësishëm duhet të jetë në veprim në të gjitha fazat e hulumtimit. Megjithatë, kjo mund të arrihet vetëm nëse dihet këndvështrimi shkencor-teorik mbi temën e hulumtimit të inteligjencës, procedurat metodologjike dhe burimet ekzistuese të të dhënave nga përvoja dhe të tjera për një problem specifik që është objekt i punës së inteligjencës.
Dr.sc i shkencave tё sigurisё: Fidair Berisha !

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …