Filatelia e Postës së Kosovës, vë në qarkullim emisionin e pullave postare: Trashëgimia – Pikturimi parahistorik i Vlashnjës

Filatelia e Postës së Kosovës, vë në qarkullim emisionin e pullave postare: Trashëgimia – Pikturimi parahistorik i Vlashnjës

Nga sot, Filatelia e Postës së Kosovës, vë në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare të titulluar “Trashëgimia – Pikturimi parahistorik i Vlashnjës”. Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, si pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës që përmban një numër të madh të spiraleve, llojesh dhe pozitash të ndryshme, si dhe një dre. Pikturat në këtë lokalitet të shenjtë, i cili gjendet tek hijerorja e Mrizit të Kobajës (rreth 6-7 km nga Prizreni), datojnë që nga epoka e neolitit dhe gjatë epokës së bronzit e më tej.  Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbukurime dhe objekte utilitare, monedha etj. Pullat postare që bartin imazhet e drerit dhe spiralet e artit shkëmbor të Vlashnjës, nga tani e tutje do të qarkullojnë në të gjitha vendet e botës, duke e promovuar Republikën e Kosovës dhe vlerat e saj të trashëgimisë kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Alicia Kearns: Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin

Alicia Kearns: Shtetet e Bashkuara finalizuan raportin mbi sulmin në Banjskë dhe kërkojnë publikimin e tij urgjent

Pas një periudhe prej katër muajsh ku autoritetet nuk arritën të zbulojnë gjetjet për sulmin …