leoni

Filloi të asfaltohet rruga Deçan – kufiri me Malin e Zi

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës rajonale R108, Deçan – Kufiri me Malin e Zi. Lekaj theksoi rëndësinë e infrastrukturës rrugore për zhvillimin e turizmit dhe blegtorisë në bjeshkët e Deçanit. Kreu i Infrastrukturës dhe Transportit, bëri të ditur që shumë shpejt, pritet të përfundojnë procedurat tenderuese edhe për fillimin e punimeve në 13 kilometrat e mbetura, deri në kufirin me Malin e Zi. Segmenti i parë rrugës rajonale R108 me gjatësi mbi 14.5 kilometra ka vlerë mbi 4 milionë e 190 mijë euro, ndërsa asfaltimi i saj do të përfundojë brenda kësaj jave.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Në Tiranë mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes, pritet prezantimi i Planit Marshall të Ramës

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se më 10 shtator në Tiranë do të …