Airport Adem Jashari
kek
mbpzhr grante
valamobile
MIT
Fillimi / Lajmet / Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti me ceremoni ushtarake në Ministri të Mbrojtjes shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjeneral kolonel Mirko Shundov. Në takime të ndara të Ministrit të Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha, dhe Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me gjeneralin kroat Mirko Shundov, u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e  mbrojtjes si dhe u diskutuan planet dhe opsionet për vazhdimin  dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes dhe të dy Forcave tona në të ardhmen. Me këtë rast, ministri Rrustem Berisha falënderoi gjeneralin kroat për mbështetjen e Kosovës në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit, ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse si dhe përkrahjen e vazhdueshme, bazuar në praktikat e kaluara nga vetë Kroacia, për anëtarësimin e Kosovës në iniciativa rajonale dhe në rrugën drejt NATO-s. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë takimit me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë, gjeneralin Shundov, e njoftoi lidhur me procesin e transicionit dhe rrugën e FSK-së drejt ndërtimit të
kapaciteteve mbrojtëse bazuar në mandatin e ri.

“Për ne Kroacia është partner strategjik në rajon, dhe në kuadër të kësaj, ne diskutuam për bashkëpunimin tonë bilateral si dhe mundësinë e avancimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat”, deklaroi gjenerallejtënant Rrahman Rama në konferencën për shtyp, të mbajtur me gjeneralin Shundov, pas takimin kokë më kokë midis dy gjeneralëve. Në fund, gjeneral Rama e falënderoi gjeneralin Shundov për vizitën si dhe kontributin e Ushtrisë Kroate në KFOR dhe në Ekipin Këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë deklaroi se Kroacia vazhdon të japë kontribut për paqen dhe sigurinë në Kosovë, ka zotim të plotë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit si dhe është e gatshme që të ofrojë gjithë ekspertizën dhe përvojën e saj të kaluar që të ndihmojë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në rrugën e
anëtarësimit në iniciativa rajonale dhe me gjerë. Kosova dhe Kroacia kanë marrëveshje të nënshkruar bilaterale që nga viti 2012, në kuadër të së cilës për çdo vit realizohet një gamë e gjerë e aktiviteteve të planifikuar me interes të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Veseli: Ashtu siç kemi luftuar për çlirimin e Kosovës nga Serbia do ta luftojmë korrupsionin, nepotizmin dhe abuzimet

K.Veseli: Ashtu sikur e kam çliruar Kosovën nga Serbia njëzet vjet më parë, ashtu do ta çliroj edhe nga korrupsioni (!)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë Konventës Festive të partisë, ku u zgjodh sërish kryetar ...