Florim Isufi e Shpejtim Bulliqi

Florim Isufi e Shpejtim Bulliqi reaguan kundër deklaratës së Komisionit Shtetëror për Demarkacion

Gjeografët, ekspertë të hartave dhe kufijve, Florim Isufi e Shpejtim Bulliqi kanë reaguar kundër një deklarate të Komisionit Shtetëror për demarkacion të lëshuar për medie gjatë ditës. Sipas tyre, loja me harta, sidomos me ato që tregojnë se Bjelluha, Çakorri dhe Kulla e Zhlebit gjenden jashtë kufirit të Kosovës është lojë e rrezikshme, jo e ndershme dhe profesionalisht e dëmshme për Kosovën. “Nëse dikush i dëshiron të mirën Kosovës, duhet të bëjë analiza më të thella hartografike e jo vetëm të tilla që i konvenojnë pa u lodhur fare se çfarë lloj dëmi i bënë atdheut. Ekzistojnë mijëra harta shumë më kredibile që vërtetojnë se hapësirat e lartcekura janë në kufirin Kosovë-Mali i Zi dhe se si të tilla janë legjitime dhe të përpiluara nga institucionet e formuara nga Kuvendi i Kosovës”, kanë shkruar në reagimin e tyre, Bulliqi e Isufi. Ata thonë se është për t’u habitur se si merren për bazë hartat e planeve hapësinore të pasluftës së vitit 1999, e nuk merren për bazë hartat e planeve hapësinore të para vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …