FMN-ja i ka vënë kusht Qeverisë së Kosovës që të gjejë një zgjidhje reale të pagesës për veteranët

FMN-ja i ka vënë kusht Qeverisë së Kosovës që të gjejë një zgjidhje reale të pagesës për veteranët

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka vënë kushtin kryesor Qeverisë së Kosovës që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë të pagesës për veteranët, përndryshe Kosova rrezikon të mos i marrë 100 milionë euro, që i takojnë me marrëveshjen Stand By. Zyrtarë të këtij fondi kanë bërë të ditur se do të nisin konsultimet me Qeverinë, Parlamentin dhe shoqatën e veteranëve të luftës, me qëllim  për t’ua sqaruar se ligji aktual rrezikon shumë të ardhmen ekonomike të vendit. Sipas vlerësimeve të FMN-së, nëse mbetet i njëjti ligj, Kosova do t’i shpenzojë 2 miliardë euro për 20 vitet e ardhshme, duke i paguar veteranët. Edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar se pritet fillimi i procesit të ndryshimit të këtij ligji. Në këtë konferencë, FMN-ja ka lëvduar masat e ndërmarra nga institucionet në një numër sektorësh, ndërsa ka kërkuar nga BQK-ja që të nisë sa më herët marrjen e masave për ndryshimin e ligjit për kompanitë e sigurimeve.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …