Forcat paqeruajtëse të KFOR-it sot po kryejnë disa ushtrime ushtarake në pjesën veriore të Kosovës

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it sot po kryejnë disa ushtrime ushtarake në pjesën veriore të Kosovës

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it sot po kryejnë disa ushtrime ushtarake  në pjesën veriore të  Kosovës, thuhet në një komunikate për publikun. “Në ditët në vijim KFOR do të kryejë disa ushtrime në Kosovën Veriore. Trupat e KFOR-it do të lëvizin dhe vendosen përgjatë rrugëve kryesore në përputhje me mandatin e tyre. Është fjala për një aktivitet të  zakonshëm trajnimi i cili nuk lidhet me ndonjë kërcënim ose shqetësim të veçantë. “Situata është nën kontroll dhe KFOR vazhdon të mbrojë të gjithë qytetarët në Kosovë, siç ka bërë që nga viti 1999 thuhet në përfundim të komunikatës.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …