Forcat ruse në shërbim të kriminelit, Bashar Asad, bombardojnë Idlibin, pavarësisht marrëveshjeve të arritura më parë

Forcat ruse në shërbim të kriminelit, Bashar Asad, bombardojnë Idlibin, pavarësisht marrëveshjeve të arritura më parë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryetari i Francës Emmanuel Macron biseduan në telefon me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi agjensia e lajmeve Anadolia. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert thotë se Merkel dhe Macron kanë diskutuar me Putinin lidhur me  përshkallëzimin e krizës në rajonin veriperëndimor sirian të Idlibit. Deklarata thotë  se udhëheqësit gjermanë dhe francezë i thanë Putinit se ata ishin jashtëzakonisht të shqetësuar për ngjarjet në Idlib dhe i bëri thirrje presidentit rus që të ndalë sulmet dhe përleshjet në atë zonë si çështje urgjente. Ata gjithashtu i kërkuan Putinit që të mos bllokojë korridoret humanitare në Idlib, duke u shprehur pro  gatishmërisë për t’u takuar me Putin dhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe për të diskutuar një zgjidhje politike për Idlibin. Turqia dhe Rusia në Shtator 2018 ranë dakord për ta kthyer Idlibin në një zonë de-përshkallëzimit në të cilën aktet e agresionit ishin të ndaluara. Sidoqoftë, forcat e regjimit të Bashar al-Asad me mbështetje ajrore ruse shkelin kushtet e armëpushimit, duke kryer sulme të shpeshta brenda zonës, duke vrarë të paktën 1.800 civilë pas marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …