Brickos

FSK-ja vazhdon realizimin e projekteve humanitare për pakicat kombëtare në vendin tonë

FSK-ja vazhdon realizimin e projekteve humanitare për pakicat kombëtare në vendin tonë

Me kërkesën e serbëve të fshatit Pasjan dhe të udhëheqjes së KK Parteshit dhe pas vlerësimit  nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (DBCU) dhe me mbështetjen e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës është realizuar projekti humanitar në zgjerimin dhe trasimin e rrugës të fshatit Pasjan, komuna e Parteshit, me gjatësi mbi 1 mijë metra dhe gjerësi 5 metra. Ky projekt është realizuar nga Batalioni i xhenios i Brigadës së Mbështetjes Operacionle të FSK-së, nga data 03-12.07.2017, në ndihmë komunitetit serb të këtij fshati. Kjo rrugë do t’u mundësojë qarkullimin më të lirshëm të banorëve për nevojat e tyre, pasi komuna e Parteshit si komunë e re, nuk ka mjete për realizimin e shumë projekteve dhe është cilësuar e nevojshme që t`u dalë në ndihmë këtyre banorëve. Ky projekt si dhe projektet e tjera të realizuara nga FSK-ja, janë falë bashkëpunimit të mirë që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me të gjitha komunat në nivel të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …