FSK: Ka ndërruar jetë Nënoficeri i FSK-së, Rreshter i Klasit të Parë Arsim Vishesella

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter i Klasit të Parë Arsim Vishesella.
Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së.
Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Skënderbeu ” në Ferizaj, me datë 04.10.2024 nga ora 10:00-11:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nga ora 14:00 në varrezat e veteranëve në Komunën e Shtimes.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …