Gentrit Hafir Shala: Nuk të trazohen dot ty shtigjet, pëllumb lufte, lajmëtar lirie!

Gentrit Hafir Shala: Nuk të trazohen dot ty shtigjet, pëllumb lufte, lajmëtar lirie!

Nuk të trazohen dot ty shtigjet, pëllumb lufte, lajmëtar lirie!

Sot, të imponuan shtigje tjera të jetës por foleja jote e përjetshme është ajo që vetë ndërtove, Kosova jote, Kosova qe ia fale krahët tuaj!

Komandant krenar, sot po përballesh me padrejtësi dhe atë për historinë dhe veprimtarinë më të lavdishme të jetës tënde!

Zemërbardhë, luftëtar me ideale dhe shembull i luftës së pastër çlirimtare, Pëllumb lufte, Profesor lirie!
Jeni ndër shembujt më të mirë të luftës dhe lirisë, si i tillë do mbesësh i përjetshëm në histori, historinë më të lavdishme të popullit tonë!

Ne jemi dhe mbesim përherë me ty, tendencat ndaj jush, janë tendenca ndaj gjithë popullit liridashës shqiptar! Ju asnjëherë mos u ndieni vetëm sepse pas vetës ke çdo shqiptar, shqiptar dhe krenar me luftën e UÇK-së!

Në kohët më të vështira, mbajte mbi supe aspiratën për liri ndërsa sot mbi supe po mban peshën e padrejtësisë, për mrekulli ia keni dal atëherë, për mrekulli do ia dilni dhe tani!

I tillë jeni ju, për Shqipëri faqebardhë do dilni përsëri!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …