leoni

Covid

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 9 të infektuar janë evidentuar 294 raste të reja, ndërsa 281 janë shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë vdekur nëntë persona të cilët kanë qenë të infektuar me virusin korona. Po ashtu, ky institut ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur edhe 294 raste të reja nga 1 mijë e 729 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Numri i rasteve pozitive në virus që nga fillimi i pandemisë  është 56 mijë e 412 raste nga 211 mijë e 689 persona të dyshimtë dhe 1.420 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49 mijë e 713, ndërsa  numri i rasteve aktive është 5 mijë e 279.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati i AAK-së, për kryeministër Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Amerikë, theksoi rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara …