leoni

Gjenerali Dunford: Rusia është “aktori më i aftë shtetëror”, me të cilin ballafaqohet Amerika

Gjenerali Dunford: Rusia është “aktori më i aftë shtetëror”, me të cilin ballafaqohet Amerika

Gjenerali i Lartë amerikan Dunford, thotë se Rusia është “aktori më i aftë shtetëror”, me të cilin ballafaqohen Shtetet e Bashkuara, por kjo është vetëm njëra nga shumë sfidat e sigurisë në ambientin e sotëm. Gjenerali Dunford, shef i Shtatmadhorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, më tutje gjatë fjalimit të tij në Forumin e Sigurisë në Aspen të Kolorados, theksoi se “Rusia…është njëri nga kërcënimet, me të cilat ne ballafaqohemi tash dhe është një nga më të aftat ushtarakisht”. Por, ai theksoi se “ne aktualisht nuk e kemi luksin që ta veçojmë vetëm një sfidë”, dhe shtoi se “qartas, Koreja Veriore, sot nga perspektiva e ndjenjës së emergjencës, do të ishte sfida numër 1”. Gjenerali po ashtu, tha se “ne sigurisht se merremi me ndikimin e rrezikshëm nga Irani në baza ditore”. Ai u shpreh se “lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është rol ku ne jemi të angazhuar në mënyrë komplete” dhe kemi disa sfida të sigurisë në paqësor”, përfshirë  edhe rritjen e Kinës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …