Gjenerali kroat, Davor Domazet-Llosho thotë se zjarret në Kroci e në Mal të zi i kanë vënë jugosllavët

Gjenerali kroat, Davor Domazet-Llosho thotë se zjarret në Kroci e në Mal të zi i kanë vënë jugosllavët

Edhe pse po analizohen shkaqet e zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Kroacisë dhe Malit të Zi shumë kroatë  janë të bindur se ato janë të vëna nga dikush, shkruajnë sot mediet e këtij vendi  Sipas raportimeve të atjeshme, gjenerali në pension Davor Domazet-Llosho ka deklaruar se për stihinë e zjarreve përgjegjës “janë jugosllavët, të cilët urrejnë Kroacinë dhe kroatët”. Qytetarët janë të bindur se zjarret janë vënë qëllimisht nga fakti se ato kanë shpërthyer brenda një kohe të shkurtër në njëzet vende. Zjarrfikësit, ndërkaq, thonë të mos jepen konstatime të ngutshme. Para së gjithash kërkojnë analiza profesionale.Gjenerali kroat në pension fajëson jugosllavët për vënie të qëllimshme të zjarreve që po shkrumbojnë në Kroaci e Mal të Zi. “Po kallet Boka e Kotorrit, Hercegovina dhe Dalmacia. Kjo s’mund të jetë e rastësishme. Madje mu në kohën kur sipas parashikimeve të motit mund të dihet se do të ketë furtunë gjatë katër ditëve…”, është shprehur gjenerali Llosho. “Ata që nuk mund të pajtohen me shtetin e pavarur të Kroacisë, që u mbrojt gjatë “luftës atdhetare”, u shkon përshtati që të kallet Kroacia, meqë zjarret janë një nga format e luftës asimetrike”, ka thënë gjenerali në pension Davor Domazet-Llosho,

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …