Demarkacioni

Gjeografi, Fitim Humolli, ka dhënë dorëheqje nga Komisioni qeveritar për Demarkacion

I vetmi gjeograf që ishte emëruar anëtar i Komisionit për Demarkacionin,  Fitim Humolli, ka dhënë dorëheqje nga ky komision. Në dorëheqjen prej katër faqesh ai Komisionin e ka cilësuar joprofesional dhe vetëm për konsum politik. Gjatë katër mbledhjeve të këtij komisioni, Humolli, i cili në këtë komision ishte dërguar nga Departamenti i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, me ftesën e Qeverisë së Kosovës, ka qenë zëri që ka kundërshtuar përpjekjet për të përcaktuar kufirin përmes të dhënave kadastrale. Në dorëheqjen e tij, ai ka thënë se kadastra nuk duhet të jetë kriter për definimin e kufirit shtetëror, aq më tepër që përmes këtij kriteri Kosova humb një territor të konsiderueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …