Gjuriq: Autoritetet e Kosovës nuk do të mundin më i bindë serbet për ndryshimet kushtetuese që e bëjnë Kosovën më ushtri

Gjuriq: Autoritetet e Kosovës nuk mund t’ i bindin serbet për ndryshimet kushtetuese që e bëjnë Kosovën më ushtri

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka bërë të qartë se autoritetet e Kosovës nuk do të munden ta bindin Listën Serbe që të votojë pro ndryshimeve kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas tij se me asnjë logjikë të shëndoshë serbët nuk do të binden për këtë gjë. Ky reagim ka pasur pas deklaratës së kryetarit Thaçi, se do ta nisë dhe do ta udhëheqë një proces të diskutimeve me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës për t’u  koordinuar për krijimin e ushtrisë së Kosovës. madje këtë nismë të kryetarit të Kosovës  Gjuriq e ka quajtur tentim për blerje nga “separatistët” kosovarë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Sipas tyre, serbët në Kosovë gëzojnë të drejta të barabarta me qytetarët e tjerë. Kurse njohësit e çështjeve politike në vend thonë se serbët në Kosovë janë të diskriminuar pozitivisht. Sipas tyre, Marko Gjuriq po i frikësohet shumë përçarjes së Listës Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …