Gjykata e Apelit konfirmon kthimin në rigjykim të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit konfirmon kthimin në rigjykim të rastit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka njoftuar edhe njëherë se rasti ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes të akuzuar për terrorizëm është kthyer në rivendosje. “Gjykata e Apelit i ka përcjellë me interes raportimet e mediave, pas publikimit të komunikatës së djeshme lidhur më ndërprerjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti. Për shkak të interesit të madh të mjeteve të informimit dhe për të mos u krijuar konfuzione të pa nevojshme, Gjykata e Apelit njofton, se ky rast është kthyer në rivendosje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata ka treguar se është duke e përpiluar vendimin më shkrim, në të cilin i cili do të jepen edhe arsyet. Ndryshe, në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Themelore në Prishtinë dha verdiktet për katër të dyshuarit për këtë rast. Atdhe Arifi, 25 u dënua me 6 vjet burg; deputeti Frashër Krasniqi, u dënua me 8 vjet burg; Egzon Haliti, u dënua me 5 vjet e gjysmë burg si dhe Adea Batusha, u dënua me 2 vjet burg. Këta të katër akuzoheshin se më 4 gusht të vitit të kaluar në bashkëkryerje kishin sulmuar Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: PDK-ja është gati për zgjedhje, Bedri Hamza konsiderohet si kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Pas takimit midis kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, nënkryetarja e PDK-së, …