Miku i Athinës, Artur Meçollari, ekspert i Qeverisë shqiptare lidhur me përcaktimin e kufitar detar me Greqinë

Miku i Athinës, Artur Meçollari, ekspert i Qeverisë shqiptare lidhur me përcaktimin e kufitar detar me Greqinë

Kolonel, Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, thotë se eksperti detar Artur Meçollari, pjesë e grupit negociator shqiptar për marrëveshjen e detit me Greqinë, cenon sigurinë kombëtare me praninë e tij në delegacion. Në cilësinë e ish-drejtorit të SHIU mund t’iu them se ai  është i papërshtatshëm në grupin e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë. Etika profesionale nuk më lejon të them më tepër, por autoritetet dhe veçanërisht kryetari i Republikës, i ka të gjitha mundësitë të kuptojë papërshtatshmërinë e tij. Papërshtatshmëria e ekspertit detar, Artur Meçollari ka të bëjë me afrimin e tij të ngushtë  me palën greke. Zëdhënësi Tedi Blushi i tha Top Channel se kabineti i kryetarit po shqyrton me vëmendje dhe kujdes të gjithë materialin që i ka dërguar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme”.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …